Uau: Kënga shqiptare bëhet hit ndërkombëtar

0
314

Një nga këngët shqiptare më të dëgjuara e që bëri namin vjet në verë, është kthyer në hit ndërkombëtar. Bëhet fjalë për këngën “Te molla”, nga Arnon dhe Killua, një verison i këngës së vjetër “Ajshe”.

Me anë të një postimi në Instagram Aurela Gaçe ka njoftuar se kënga “Te molla” është një ndër 50 këngët më të kërkuara internacionalisht në Shazam dhe ka fituar Platinium në iTunes.

“Kenga shqip ‘Te molla’ ka fituar platinium ne iTunes. Eshte ne 50 kenget me te kerkuara internacionalisht ne Shazam, edhe ka qene ne vend te pare ne iTunes Dance Chart ne Rusi. Pra ata degjojne kenge shqip te vjeter te sjelle ne menyren me moderne te mundshme nga keta 3 yjet. Ja qe ka menyra per te depertuar ne boten e madhe te muzikes edhe me Shqip”, shkruan Aurela.