UDHËTARJA PUSHTOHET NGA FANTAZMAT, AVlONl BËN ULJE EMERGJENTE

0
499

Aeroplani i Air China ka bërë ulje emergjente, pasi një udhëtare kishte sjellje histerike, me pretendimin se është pushtuar nga ‘fantazmat e liga’.
Gruaja në të 50-at, ishte alivanosur vetëm pak momente pasi u nis nga Pekini.

Piloti ka vendosur që të kthehet sërish në aeroportin prej nga u nis, në mënyrë që asaj t’i jepej asistenca e duhur mjekësore.

“Ka diçka që po mi pushton pjesët e trupit”, ka thënë ajo mes ulërimave, duke i shqetësuar të pranishmit, teksa gjashtë anëtar përpiqeshin ta qetësonin.

Pse fantazmat i sulmojnë njerëzit?
1. Njëra nga arsyet kryesore pse një njeri mund të sulmohet nga një fantazmë është për shkak të një problemi të pazgjidhur në mes të fantazmës dhe atij personi: Nëse fantazma është e pakënaqur me personin, ai mund të bjerë pre hakmarrjes.

2. Një tjetër arsye është kur fantazma mundohet që t’i përmbushë dëshirat e veta, nëpërmjet trupit të njeriut. Në rastet e tilla, zakonisht sulmohen njerëzit, të cilët kanë dëshira e tipare të ngjashme me fantazmat, pasi që në këtë mënyrë ato mund të përmbushen më lehtë.


3. Nëse një person e ofendon, me ose pa qëllim, fantazmën. Për shembull, urinimi në një pemë, në të cilën qëndron fantazma.

4. Nëse një person viziton një vend të pushtuar nga fantazmat, ai/ajo rrezikon që të pushtohet nga to.
Kush i ka gjasat më të mëdha që të bie viktimë e sulmit nga fantazmat?


Fantazmat e kanë më të lehtë t’i pushtojnë ose sulmojnë këto grupe njerëzish: Njerëzit me sëmundje fizike Sëmundjet fizike ndikojnë në dobësimin e trupit të njeriut dhe si rrjedhojë krijohen kushtet për sulm potencial nga fantazmat.

Trupi i njeriut, në rast të sëmundjes, përjeton ngritje në nivelin e komponentit të njohur si Tama, ndërsa komponenti i njohur si Satva pëson rënie.

Është pikërisht dominimi i Satvës ai që siguron mbrojtje nga fantazmat, andaj kur niveli i këtij komponenti është më i ulët, gjasat për t’u pushtuar nga fantazmat rriten automatikisht.

Njerëzit emocionalë
Këta persona janë pre e lehtë për fantazmat. Zemërimi, urrejtja dhe mungesa e stabilitetit emocional janë sikur plagë të mendjes.

E, fantazmat i shfrytëzojnë këto mangësi, për t’u futur drejtpërsë- drejti në brendësi të tyre, për t’i kontrolluar.

Zakonisht, kur fantazmat futen në trupin e njerëzve, të cilët nuk janë emocionalisht stabil, bëjnë që personi, edhe ashtu emocional, të bëhet edhe më shumë emocional.

Kjo gjë e dobë- son edhe më shumë mendjen e personit të pushtuar, duke e mundësuar kështu pushtimin e mëtejmë.