“Unë dhe Petriti kemi kusuret tona, do t’i lajmë dhe do përgjigjemi deri në fund”, Kryemadhi: Nuk na frlkëson as vd.ekja, jo më një sh.ëmtirë

    0
    254

    Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar sot me shtabet e kësaj force politike në Tiranë, në kuadër të turit për të nxitur qytetarët të bëhen pjesë e protestës opozitare të 16 marsit.

    Kryemadhi tha se protesta e 16 shkurtit do jetë një nga më të mëdhatë dhe më të fortat që ka parë Shqipëria, ndërsa nuk ngurroi t’i japë zemër të pranishmëve duke thënë se nuk tremben më as nga vd.ekja.

    Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

    Duhet t’u bëj vetëm një pyetje, ligjin për Teatrin, ligjin e pronave, që u gr.abitet prona qytetarëve, ligji i dividentit që favorizon oligarkët e shumë e shumë veprime të tjera të paligjshme, shkelja e Kushtetutës për zgjedhjen e Kryeprokurores, më thoni në cilën gjykatë mund të ankohet opozita sot. Ka dy vjet që Shqipëria është pa gjykatë Kushtetuese pa gjykatë të Lartë. Ka ngelur edhe pa parlament. Nuk mund të lejojmë që një i çmendur të marrë p.eng Shqipërinë.

    Politika ka kusuret e saj, qoftë unë, qoftë Petriti, por nuk ka kusure Floida, Keidi, por ne kusuret tona do t’i lajmë dhe do përgjigjemi deri në fund. Kjo është qeveria që gra.bit qytetarët e saj, kjo është qeveria që gr.abit votuesit e saj. Sot më shumë se kurrë shqiptarët do të dalin në shesh, jo për të shantazhuar por për të thënë që jemi të lirë. Fatet tona nuk i ka në dorë as Edi Rama, as ban.ditët e Edi Ramës. Ndaj ju lutem me dorë në zemër, sepse është shumë e rëndësishme që në 16 mars të tregojmë se Shqipëria është aty. Nuk na frikëson dot, nuk na frikëson as vd.ekja, jo më një shmtirë.