Po kaloj nje kohe shume te veshtire. un jam 40 vjeçe dhe Zoti mi ka fal 3 engjej të bukur.me burrin jetoj qete dhe gëzueshëm pa probleme.
para 5 viteve në pune u dashurova me kolegun e punes. tash e di që po mendoni keq per mua. por mos mendoni qe jam e pandershme.
Un jam martuar 27 vjece pa përjetuar ndonjë histori dashurie apo marrdhënie me dike.
Jam rritur në familje të mrekullueshme. ajo dashuri me erdhi ashtu si i vjen njeriut sëmundja ose vd.ekja. ate lidhje e kam shijuar pak në fillim sa ishim koleg.pastaj unë u largova nga ajo pune por lidhja vazhdoj për 5 vite.
shiheshim rrallë e për mall.por lidhja erdhi e u ftoh nga ai.edhe ai ndërroi pune dhe u largua pothuajse fare. shkruanim rrallë e takoheshim 2 -3 herë nd vit.une e doja shumë.
por nga sjellja e tij fillova të dyshoj që ai nuk me ka dashur kurr.dhe kur un i thash ai ka vendosur të ndahet nga unë.
edhe ai është i martuar. jemi moshatar. unë po e vajtoj dashurin time tashmë. ai ka vendosur të ndahet përfundimisht. e pranoj që i jam lutur të kthehemi si me pare por me kot.
Ai po tregon burrërin me mua.dikur me lutej ai mua dhe pranova.tash po i lutem une dhe ai po me braktis zemra me është thyer keq. Un asgje tjeter nuk po i kerkoj vetem qe dua ta kem saher te dua un,as nuk dua ta pengoj ne martes pasi qe edhe un jam e martuar por vetem kam deshir te dal dhe te kenaqem me te e dua jasht mase shum ne anen tjeter burrin nuk e dua hiq thjesht e
shoh aty si nej burr shtepije dhe asgje nuk me terhek nga ai, po ta kisha ndegju nje keso lloj historie me heret do e akuzoja femren e do e quaja k*** por nuk qenka ashtu sepse nuk kemi faj edhe pse jemi te
martuar edhe pse jam e martuar un e dua tjeter kend nuk e shoh te arsyeshme te ndahem nga burri sepse esht von tash por me e tr.adhtu pse jo kur zemra e don nje person tjeter jeta nuk po te tregojka
kurr se qfar po te gjejka mas sa vitev mos thuni kurr as ju se kshtu ni shokut tem qe e ka dasht nje femer kur kan qen ne shkoll te mesme edhe u paten nda per 15 vjet.
Skan pas kurrfar kontkati po tash nuk munen me u qkoq prej njoni tjetrit edhe pse ky shoku osht i martum e ajo femra jo po ajo osht shum e mir se i ka thon qe nuk du me te bo probleme me
grun tane se ajo nuk e meriton me vujt e po du me ju thon qe dashnija sti vet letrat sikur mu qishtu,ju lutem mos me gjykoni vetem me thoni si ta kaloj kete vuajtje. Ju faleminderit qe e lexuat historinë time shkurt. Zoti u ndihmoft kudo që jeni.