/“Unë jam ‘Luani i Artë’, si mund të t.rembem?!”, Meta përgjigje EPlKE pas opinionit të Venecias

“Unë jam ‘Luani i Artë’, si mund të t.rembem?!”, Meta përgjigje EPlKE pas opinionit të Venecias

Presidenti Ilir Meta nuk ka asnjë koment lidhur me draft raportin e Komisionit të Medias të publikuar dje në media. Në një interviste për Ora News Meta deklaroi: “Kam zero koment. E kam sht.erruar me kohë edhe si President dhe institucion mbrojtjen e shkëlqyer parimore që i kemi bërë Kushtetutës dhe pluralizmit politik sipas Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut”

A i t.rembet Venecias kreu i shtetit?

Ilir Meta qesh: Si mund ti tr.embet Venecias Luani i Artë i Venecias të paktën për këtë vit. Të jeni të sigurtë se Luani i Artë i Venecias për këtë vit do të jetë siç e ka mbajtur premtimin deri më 24 korrik.

Vazhdoni ti qëndroni kësaj date?

Ilir Meta: Kjo është një gjë ka përfunduar. Askush të mos lodhet dhe të mos merret me datën 11. Nuk ekz.iston data 11. Data 11 ekziston për ata që duan të zgjasin kr.izën, ta the.llojnë atë dhe që duan të mbulojnë shumë pr.obleme të tjera. Për presidentin Meta ka vetëm një datë të rëndësishme, data 18, në mënyrë që Shqipëria të ketë mundësi të çelë ecë drejt çeljes së negociatave dhe të plotësojë të gjitha detyrimet që janë të qarta dhe qënuk duhet të shtohen më. Apeli im është që të gjithë të përqëndrohen në zgjidhjen e krizës dhe të marrin shembull nga presidenti.

Më 13 korrik 2019 Presidenti Ilir Meta u vlerësua në Venecia me Çmimin Ndërkombëtar “Luani i Artë”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributeve të tij për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fe.tare, si edhe për forcimin marrëdhënieve italo-shqiptare”.