/Unë mirë jam, çupa si të dojë, s’e mbaj me zor”/ HABlT babai i vajzës së përdh unuar

Unë mirë jam, çupa si të dojë, s’e mbaj me zor”/ HABlT babai i vajzës së përdh unuar

Pertej historise sh.okuese qe u zbulua në një fshat të Pogradecit, t.rondit edhe babai i vajzës së abuzuar s.eksualisht nga një 46-vjeçar.

Ai tregon se njihet me të arrestuarin, e thotë se nuk di asgjë.

“Asgjë, ku di unë, tani ajo andej është, Anisa”, ishin fjalët e tij, teksa gazetarët e pyetën se çfarë kishte ndodhur.

Babai i të miturës teksa duket i pashqetësuar për gjithë sa ka ndodhur, tha për mediat se vajza e tij shkonte në shtëpinë e abuzuesit pasi njiheshin. Teksa tregon se Blerimi ishte bërë shkesë që e mitura të fejohej me një djalë, por që ai iku në Greqi.

“Jo jo, nuk është ankuar për gjë. Vinte e dilte këtu. Ajo s’bëri gjë. Ai djali quhet Blerim.

Kishim lidhje nga baxhanaku im se punonte andej me të. Asgjë nuk i kishte premtuar. Vet e njohi. Vajza është 14 vjeç dhe Blerimi është 2 vjet më i madh se unë.

Vajza rrinte atje te Blerimi, kishte ata çupën shoqe (vajzën e Blerimit), ka një vit e gjysmë. Kërkonte të vinte në shtëpi, por rrinte atje. Ajo s’rri në shtëpi do shoqen e saj”.

I pyetur si ndihet tani pasi ka mësuar këtë ngjarje të rëndë, ai thotë:

“Asgjë tjetër, unë mirë jam, çupa si të dojë unë s’e mbaj me zor lidhur rri këtu apo rri atje, unë s’e di vetë nga jam. Po mirë minorene, unë çfarë t’i bëj, unë s’kam si ta marr litarin ta lidh atje sido që të jetë”.