Urimi më i veçantë për festën e nënave: Këtë 8 mars, faIënderoj tim atë! Ja çfarë bën për MAMlN tim prej 10 vitesh

0
319

Nga Denis Dyrnjaja

Sot është edhe një ditë kujtese, mirënjohjeje dhe falënderimi për he;ronjtë e heshtur. Ndoshta dhe do habiteni por, në këtë ditë së pari kam një falënderim dhe mirënjohje për h;eroin tim të heshtur. Ai është im At.

Duket si pa kuptim ndoshta kjo, por jo për mua. Sot është më shumë se dita e nënës sime dita e tij. Prej gati një dekade me kurajën dhe forcën që mesa duket e prodhon vetëm dashuria e vërtetë njerëzore im ‘At, i gjendet çdo ditë pranë time ‘Mëje, e cila është e pamundur fizikisht për shk;aqe shë;ndetësore.

Ai është shndërruar me një vullnet të hekurt dhe stoik në infermier, kuzhinier, shoqërues, kujdestar, sanitar dhe e bën këtë me një përkushtim mbresëlënës. Herë herë më duket një vëmendje e ekzagjeruar. Ai është “protektor” i suksesit të tij në këtë betejë. E nëse 8 marsi është festë, është për burrat fisnikë që respektojnë dhe i duan gratë, jo në mënyrë egoiste, por si bashkudhëtare të jetës së tyre në të mirë e në te k;eq. Faleminderit bab, për gjithë përshkushtimin dhe durimin tënd për mamin.

Mam për ty janë ditë të vë;shtira të pamundësisë fizike, por pamundësia fizike si dhe çdo sëm;undje sado e rë;ndë nuk e mund dot dashurinë mesa duket. Falë vëmendjes dhe përkushtimit për sa t’i kesh sytë hapur, 8 mars çdo ditë do ketë se për ne je e shtrenjta jonë për jetë.