Njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt ka zhvilluar sot një event promocional.
Ish-kampioni i atletikës, ka zhvilluar një garë me një triçikël.
Një garë argëtuese e “show” mes atletit xhamajkan dhe mjetit me 3 rrota.
Kanë qenë të shumtë fansat që kanë qëndruar anës “pistës” së improvizuar.
Natyrisht që kjo garë nuk pati histori dhe u fitua nga Usain Bolt, që ka treguar se është më i shpejtë se mjeti motorik.