Dorëheqja e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj me urdhër të kryeministrit Edi Rama, duket se nuk po arrin ta shuajë zemërimin qytetar, i cili u ndez si pasojë e vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie.
Prej disa ditësh qytetarët po dalin në protesta në çdo qytet të Shqipërisë, ku nuk kanë munguar as aktet e dhunshme.
Edhe sot pritet tubimi i radhës në Tiranë. Në rrjetet sociale, aktivisti Genc Sejko ka shpërndarë sërish banderolën kryesore për protestën e sotme.
Të gjithë protestueseve u kërkohet që të mblidhen në sheshet kryesore të vendit, për të nisur protestën në orën 18:00 të pasdites.
Kërkesat e protestueseve kësaj herë janë shtuar: Jo dhunës policore!; Lironi shokët tanë!; Shkarkoni Ardi Veliun!; Bëni reformim të Policisë së Shtetit!