/Vajza 8-vjeçare greke prek Alket Rizain, i BURGOSURl përjetë bën AKTlN human

Vajza 8-vjeçare greke prek Alket Rizain, i BURGOSURl përjetë bën AKTlN human

Alket Rizai, shqiptari i dënuar për pengmarrje në Greqi, i njohur për disa arratisje spektakolare dhe akuza te renda te bera ndaj tij nga drejtesia helene, ka bërë një gjest human qe ka terhequr vemendjen e opinionit publik ne Greqi.

Ai ka angazhuar të dënuarit e tjerë në burgun ku ai vuan dënimin në shtetin fqinj, që të paguajnë para për të mbledhur të ardhura në ndihmë të një vogëlusheje.

Fjala eshte për vogëlushen 8-vjeçare Evangelia Kastrinaki, historia e saj ka prekur shumë zemra.

E vogla nga Kreta vuan nga sëmundja e kancerit, dhe për të marrë një trajtim të specializuar në Britani të Madhe, i duhen mjaft para, familja e së cilës nuk i ka kushtet e nevojshme ekonomike.

Shumë qytetarë, të njohur dhe të panjohur me familjen e vajzës, kanë dhënë kontributin e tyre.

Gjyshi i Evangelisë, Giorgos Kastrinakis, ka bërë të ditur në një lidhje direkte në një televizion grek, se mes personave që kanë dhënë ndihmë, është edhe i dënuari shqiptar Alket Rizai, i cili aktualisht vuan dënimin në burgun e Domokos.

Ai tregoi se i burgosuri Alket Rizai telefonoi të atin e vajzës dhe i tha se mblodhi lekë nga të burgosurit për të dhënë sadopak ndihmë në shpëtimin e jetës së vajzës 8-vjeçare.

Qëndrimi në Londër i Evanglelisë për të marrë mjekim atje, dhe i prindërve të saj, pritet të zgjasë 2 ose 3 muaj, ndaj dhe vlera monetare që i duhet është e papërballueshme për ta.

Gjyshi i 8-vjeçares falënderoi përmes televizionit të Kretës të gjithë ata që ndihmuan Evangjelinë.


https://www.youtube.com/embed/ZSTN-PxdgVU