Vajza bleu një unazë të vjetër në treg, nuk e mendonte kurrë se do t’i ndryshonte jetën

0
331

As nuk e kishte menduar!

Një unazë prej diamanti, por e thjeshtë në llojin e saj, e blerë para 30 vitesh në një treg makinash pritet që të nxirret ne ankand për 350 mijë paund.

Kjo unazë e blerë në vitin 1980 nga pronarja, me idenë që ishte pjesë e ndonjë kostumi, pritet të dalë në shtëpinë e ankandit Sotheby në Qershor.

E pandërgjegjshme që ishte një diamant i bardhë nga shekulli i 19 – të, 26 karat, ajo e mbajti atë çdo ditë në dorë për vite me radhë.

Jessica Wyndham nga kreu i departamentit të bizhuterive të kësaj shtëpie ankandi në Londër tha se e zonja e mbante unazën thuajse gjatë gjithë kohës më vete, pasi ishte e bukur.

“Por ajo e kishte blerë atë si pjesë të një kostumi për raste të caktuara.

Askush nuk ia kishte idenë vlerën që fshihte”, ka thënë ajo.

Kur gruaja ka pyetur thjesht rastësisht, është lumturuar kur argjendari i ka thënë se bëhet fjalë për një unazë mjaft të çmuar.