Vajza qe mahniti boten me zerin e saj

    0
    290

    Nëse jeni nga ata që kanë derdhur lotët duke parë filmin “Titanik”, sigurisht do të kujtoni një nga këngët që ka bërë historinë, “My heart will go on” të Celine Dion; e njëjta këngë që ka arritur një famë botërore dhe është bërë një melodi e pavdekshme, nuk ka rëndësi se sa vite janë kaluar, kjo këngë rezulton të jetë ende midis preferencave të shumë njerëzve.

    Janë shumë këngëtarë që kanë interpretuar këtë këngë të bukur, por nuk kanë pasur asnjë mundësi të afroheshin me Celine Dion-in, pasi është shumë vështirë të arrihet në një tonalitet të lartë.

    Duke qenë se shumë njerëz e kanë kënduar këtë këngë klasike, disa nuk kanë sukses të transmetojnë të njëjtat emocione.

    Megjithatë, fotografia u ndryshua kur në programin televiziv “America’s Got Talent” u paraqit një vajzë vetëm 9 vjeçe me emri Celine Tam, e cila njoftoi se do të këndonte këngën e idhullit të saj Celine Dion.

    ShkodraNews shkruan se juria nuk duket të jetë shumë e interesuar për pjesëmarrjen e vajzës, ndoshta mendonin se nuk do të arrinte kurrë të linte shenjë me këtë këngë, por sapo filloi kënga, ata ndryshuan menjëherë dhe publiku u “çmend”.

    Kjo vajzë, shumë e sigurtë në vete dhe i emocionoi të gjithë duke kryer me sukses një provë të jashtëzakonshme.

    Kur vajza e vogël filloi të këndojë shprehja mosbesuese në fytyrën e Simon Cowell ndryshoi plotësisht, shkruan ShkodraNews. Vogëlushja 9 vjeçe ishte e mrekullueshme dhe e suksesshme për të marrë pëlqimin e të gjithë anëtarëve të jurisë.

    Më në fund dikush ka arritur ta interpretojë këtë këngë në një mënyrë të mrekullueshme që ka transmetuar shumë emocione intensive. Gjykoje vete:

    Ndiqni videon: