/Vajza vendosi te ndertoje nje shtepi per te jetuar vete ne nje kontejner,shikoni si duket ne perfundim

Vajza vendosi te ndertoje nje shtepi per te jetuar vete ne nje kontejner,shikoni si duket ne perfundim

Claudie Dubreuil vendosi të ndërtonte një shtëpi të re, por mendoi që këtë ndërtim ta bënte më ndryshe – duke përdorur kontejnerët si një dizajn mahnitës për shtëpinë e saj.

Edhe pse e kishte të vështirë për të gjetur një inxhinier për ta planifikuar këtë shtëpi, ëndrra e saj u bë realitet.

Ajo përdori kontejner jo shumë të mëdhenj, por kur e shihni shtëpinë nga brenda e vëreni se ajo ka hapësirë të mjaftueshme, transmeton Gazeta Express.

Shtëpisë iu krijua së pari një themel me çimento për t’i vendosur kontejnerët. Më pas, ajo nga jashtë i mbuloi kontejnerët me dru, për t’i dhënë një pamje krejt tjetër.

Puna që u bë brenda kësaj shtëpie ishte gjithashtu e mahnitshme, me një pamje dhe orendi të mrekullueshme.

Kontejnerët janë bërë të popullarizuar në SHBA, ku njerëz të ndryshëm po e shohin këtë si një mundësi më të mirë dhe më argëtuese për të ndërtuar një shtëpi.

Shikojeni se si duket kjo shtëpi e saj: