Vdes ραpritur në një αksident aktorja e njohυr

Aktorja spanjolle Beatriz Álvarez-Guerra vdiq në një aksident me makinë në Pontevedra.

Artistja e njohur ndodhej në një makinë që drejtohej nga partneri i tij 24 vjeçar, kur automjeti përfundoi në lumin Almofrei në Cotobade. Burri, i cili i mbijetoi tragjedisë, u arrestua sepse drejtonte makinën pa leje.

Partneri i aktores arriti të dilte nga automjeti. Më pas, me ndihmën e disa kalimtarëve tentoi të lironte aktoren që kishte ngecur në makinë. Hetimet e policisë zbuluan se i riu po drejtonte makinën pavarësisht se nuk kishte leje drejtimi: ai u akuzua për vrasje nga pakujdesia.

Beatriz Álvarez-Guerra ishte e famshme në Spanjë për pjesëmarrjen në disa filma dhe seri televizive, si “10 pelis”, “El tiempo” dhe “Anclados”.