/Vëllai i Gramoz Palushit: Tifozët na bëjnë krenarë që thërrasin emrin e tij, doja ta kisha pranë

Vëllai i Gramoz Palushit: Tifozët na bëjnë krenarë që thërrasin emrin e tij, doja ta kisha pranë

Mirushi, vëllai i 20-vjeçarit shqiptar Gramoz Palushi që u vra në shtator të vitit 2004 sepse festoi për fitoren e Shqipërisë kundër Greqisë ka folur folur për herë të parë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për këtë ngjarje.

Ai ishte vetëm 13 vjeç, kur mori vesh se nuk do ta shihte më kurrë vëllain e tij.

Për gazetaren Bora Mustafaraj, Mirushi rrëfen se si ndihet kur shikon pankartat e shumta nëpër stadiume në kujtim të Gramozit.

https://youtube.com/watch?v=gUVa4NuLSoknull

E bëjnë thuajse në çdo ndeshje, është një ndjenjë e veçantë, pak e pabesueshme.

Normalisht që jam krenar sepse të gjithë thonë që ra për flamurin, por do të doja të kisha zgjedhur ta kisha këtu sesa të ndihesha krenar.“, tha Mirushi. xh.d /abcnews.al