/Vendi drejt një PUÇl? Disa të arrestuar në orët e fundit pas Ietrës që mori Presidenti

Vendi drejt një PUÇl? Disa të arrestuar në orët e fundit pas Ietrës që mori Presidenti

Ne Turqi jane arrestuar dhjetë admiralë ne pension, të cilët kanë nënshkruar një letër të hapur, duke pohuar rëndësinë e Konventës Montre për sigurinë turke.

Kjo konventë është krijuar për të parandaluar militarizimin e Detit të Zi.

Letra e hapur, e nënshkruar nga 104 ish-pjesëtarë të rangut të lartë të marinës, është dënuar nga zyrtarët turq, të cilët e shohin si sfidim të drejtpërdrejtë të Qeverisë nga ana e ushtrisë.

Zëdhënësi presidencial, Ibrahim Kalin, tha se letra përmban shenjat dalluese të një komploti ushtarak për të përmbysur Qeverinë.

“Disa ushtarë në pension po e vendosin veten në një pozitë qesharake dhe të mjerueshme me deklaratën e tyre, e cila i bën jehonë kohës së puçit ushtarak”, tha Kalin.

Mediat lokale turke thonë se prokurorët kanë nisur hetimin e admiralëve të pensionuar nën dyshimin se kanë bërë “marrëveshje për të kryer krim kundër sigurisë së shtetit dhe rendit kushtetues”.

Muajin e kaluar, Turqia ka miratuar një plan për të ndërtuar një kanal të madh që lidh Detin e Zi në veri të Stambollit me Detin Marmara në jug.