Vendi në krizë/ Basha takim konfidencial me Metën. Bisedë kokë më kokë për…

    0
    246

    Në kulmin e krizës politike në vend, duket se palët kanë nisur bisedimet për gjetjen e një zgjidhjeje.

    Burime të gazetës “Panorama” bëjnë me dije se në zyrën e Presidentit, ditën e djeshme, shkoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kreun e shtetit.

    Biseda e bërë ndërmjet Metës dhe Bashës ka qenë tepër konfidenciale dhe palët janë munduar për ta mbajtur takimin e tyre larg vëmendjes së medias. Por mësohet se pjesë e diskutimit ka qenë kriza politike si edhe djegia e mandateve nga ana e opozitës.

    QËNDRIMET

    Para disa ditësh, kreu i shtetit apeloi që palët të tërhiqen dhe të gjejnë gjuhën e dialogut. Qëndrimin e parë, Meta e bëri gjatë vizitës së Presidentit slloven, ku kërkoi që Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës, Basha, të bëjnë hapa pas në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për krizën politike.

    Në atë kohë, Meta pati deklaruar: “Të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë me përgjegjshmëri për të rivendosur normalitetin politik, demokratik, kushtetues dhe institucional në vend. Unë besoj se kur ka vullnet e përgjegjshmëri dhe vihen në plan të parë interesat kombëtare-dhe interesi kombëtar gjithashtu, duhet të na motivojë shumë fort për shkak edhe të kohës që po pakësohet,-ka të bëjë edhe me një vendim të mundshëm të BE-së për çeljen e negociatave për Shqipërinë”.

    Kësaj thirrjeje të Presidentit, Basha iu përgjigj, duke deklaruar se nuk do të ketë asnjë hap pas. Po në të njëjtën ditë, kreu i PD-së deklaroi se: “Nuk kam ndërmend të komentoj asnjë deklaratë të Presidentit Meta, por mund t’ju them se në përpalljen me kr.imin e organizuar dhe një qeveri të kapur në bashkëpunim me kr.imin e organizuar për të vj.edhur zgjedhjet dhe paratë e shqiptarëve nuk ka për të pasur asnjë hap pas, por vetëm hapa përpara.

    Sepse vetëm hapat përpara dhe largimi një orë e më parë i Edi Ramës dhe një qeveri e palidhur me kr.imin e organizuar do t’u japë shqiptarëve atë që meritojnë, Parlament dhe qeveri, prodhim i votës së tyre, jo i Niçeve, Avdylajve, Bajrajve, Shullazëve etj”. Por me sa duket, tanimë palët kanë lëvizur nga pozicionimi i tyre dhe takimi i djeshëm në Presidencë duket se ka vënë në lëvizje gjetjen e një zgjidhjeje.