Vetëm 13-vjeç, këngëtarja shqiptare që bëri namin në Francë jep super lajmin

0
304

Këngëtarja e njohur shqiptare, Erza Muqolli, e cila bëri për vete publikun francez me zërin dhe performancën e saj në skenën e “AccorHotels Arena”, ka një super lajm në lidhje me karrierën e saj.

Vogëlushja 13-vjeçare ka nënshkruar kontratë me dy shtëpi muzikore në Francë, dhe brenda vitit do të sjellë edhe albumin e saj të parë solo. Për “KultPlus”, menaxheri i Erzës, Mehmet Muqolli, ka rrëfyer se ajo do të bashkëpunojë me kompozitorin e njohur francez Vianney.

“Do të jetë një album shumë i veçantë, është duke u përgatitur një album madhështor. Do të jetë një album i mirë jo vetëm për francezët, por edhe për shqiptarët. Ky projekt është një projekt që do të sjellë risi në muzikën franceze, por edhe në atë botërore.”- shprehet menaxheri për albumin që do të përmbajë 12 këngë.

Burimi: KultPlus