(Video) Avioni për pak ulet mbi një tjetër mjet fluturues në pistë, shikoni çfarë ndodh

    0
    206

    Në video shfaqen momentet e tmerrit kur një avion për pak sa nuk ulet mbi një tjetër mjet fluturues që ndodhet në pistën e aeroportit.

    Ngjarja në fjalë ka ndodhur në aeroportin e San Franciskos. Avioni që rrezikoi të shkaktonte tragjedi i përket kompanisë “Air Canada”.

    Incidenti ka ndodhur në Korrik të vitit të shkuar por pamjet janë publikuar ditët e fundit nga kompania ajrore.

    Kur piloti i afrohet pistës, kupton se aty ndodhej një tjetër avion dhe ai bën një manovër të shpejtë duke u ngritur sërish në ajër.

    Fatmirësisht kontakti mes dy avionëve u shmang çka do të sillte një tragjedi të vërtetë./