/VIDEO brenda qytetit nëntokësor të Kukësit, bashkia: Do ta kthejmë në atraksion turistik

VIDEO brenda qytetit nëntokësor të Kukësit, bashkia: Do ta kthejmë në atraksion turistik

Kukësin e nëndheshëm, apo vendstrehimin e ndërtuar dekada më parë nga regjimi monist, për të strehuar aty më shumë se 30 mijë banorë, qeveria shqiptare pritet që ta rikthejë në atraksion turistik.

Bashkia e Kukësit, pala më e interesuar për këtë qëllim, i ka dërguar një informacion të detajuar qeverisë, ku ka kërkuar shfrytëzimin e këtij vendstrehimi për turizëm historik.

“Qyteti nëntokësor“ apo njërit prej vendstrehimeve më të mëdha në rajon, të fortifikuar për t’u bërë ballë shpë rthimeve at omike, pritet të shfrytëzohet për qëllime historike por kërkohet mbështetje për mirëmbajtjen e tij dhe rikthimin në atraksion.

Ky vendstrehim është 30 metra nën tokë dhe përbëhet nga shkallët në formë rrethore, kryqëzime e tunele si një labirint. Për Kukësin nëntokësor është punuar gati 20 vite ndërsa janë shpenzuar miliarda lekë.

Në përbërje të tij është një spital për 300 shtretër, fabrika e prodhimit të bukës, hapësirat e tjera për vendkomanda e shumë zyra për administratën. Ky qytet i nëndheshëm lidhet me qindra pallate të qytetit, ku secili prej tyre ka një hyrje drejt tij.