Lajme

VIDEO/ Britma e lοt, momentet shοkuese kur familjarët shkοjnë në vendin e ngjarjes ku u vrα 41-vjeçari dhe u plagοs e shoqja

Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore dhe autoambulanca,

ndërsa të afërmit të viktimës të tronditur nga ngjarja dëgjohet teksa kanë shpërthyer në lot dhe britma.

Videon e gjeni KETU 

Everest Çeka është qëlluar për vdekje brenda makinës së tij, duke ndërruar jetë në vend.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen “Skënderbej”.

Teksa po qarkullonte me makinë bashkë me gruan e tij, mjetit tip “Opel” i është prerë rruga dhe ndaj tij është qëlluar me breshëri me armë zjarri.

Paraprakisht raportohet edhe bashkëshortja e tij, ka mbetur e plagosur nga të shtënat.

Ajo është dërguar për në spital, por nuk dihet asnjë detaj lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.

Ndërkohë as Policia nuk ka dhënë detaje zyrtare lidhur me ngjarjen, duke lënë të pazbuluar identitetin e viktimës.