/VIDEO/ Call-centeri në Shqipëri i mori 115 mijë euro, Pirαnjat kanë një lajm të mirë për të moshυarin italian

VIDEO/ Call-centeri në Shqipëri i mori 115 mijë euro, Pirαnjat kanë një lajm të mirë për të moshυarin italian

Piranjat në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj, kanë treguar që prej fillimit të misionit të tyre se nuk lënë asgjë pa e dërguar deri në fund.

Në puntatën e parë të këtij emisioni investigativ në televizionin Abc, e mbani mend të moshuarin italian, Antonio Blesi, i cili me lotët në sy tregoi për gazetaren Aida Topalli se si ishte mashtruar nga një call-center në Shqipëri ku kishte humbur 115 mijë euro kursime.

Në atë kohë Piranja jonë Aida e ndoqi çështjen nga fillimi deri në fund dhe gjeti se personi që kishte mashtruar Antoni Blesin, kishte një emër dhe quhej Blerina Kamberi.

Por edhe pas denoncimit Blerina u mbajt vetëm disa orë në komisariat.

Atëherë kur çështja u duk sikur u harrua SPAK në bashkëpunim me ligj zbatuesit ndërkombëtarë bëri një super aksion ku në pranga ranë 4 persona të akuzuar për mashtrim, mes tyre edhe Blerina Kamberi.

Edhe pse Antonio mbase nuk ka për t’i parë më kurrë paratë e tij, ai sërish është i kënaqur pasi dikush më në fund po paguan për atë që ka bërë.

SHIKO VIDEON KËTU

/Abcnews.al/