VIDEO/ E ραpritur, Olta dëshiron të lërë shtëρinë e Big Brother Vip

Banorët e Big Brother VIP pritet të japin sot vendimin përfundimtar për shtyrjen e spektaklit, ku do të konfirmojnë ose jo qëndrimin e tyre deri në 6 maj pas sulmit ndaj Top Channel ku u vra roja i sigurisë, Pal Kola.

Ndërkohë, në promon zyrtare të Big Brother Vip për spektaklin e sotëm thuhet se aktorja Olta Gixhari ka kërkuar që të lërë shtëpinë, duke mos dhënë më tepër motive.

A është e vërtetë kjo apo mos ndoshta vallë është një gënjeshtër për 1 Prillin, nuk e dimë, dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim spektaklin e mbrëmjes së sotme për ta kuptuar.

Ndërkohë, kujtojmë se disa ditë më parë Olta zhvilloi një bisedë telefonike me bashkëshortin e saj, Dorin, pasi produksioni u dha mundësinë për të folur me një familjar pas sulmit me armë në Top Channel.

Gjatë bisedës, Dori ka këshilluar aktoren që të ndjekë lojën e saj dhe të mos merret me Luizin, pasi ai është thjesht banor aty.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b4adaca6-bfbd-454d-a242-52bdb20e62d4&ig_mid=DF70E029-1793-4947-AC5C-A70F7812EBB2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *