Video e frikshme: Ishte duke bërë foto, i riu bie nga shkëmbi

    0
    323

    Ky është momenti i tmerrshëm kur një i ri rrëshqet dhe bie nga një shkëmb, teksa ishte duke bërë fotografi.

    Ai ra 50 metra  poshtë, buzë një ujëvare, në tentativë për të bërë një foto “selfie”.

    Subrat Nag, nga India, humbi ekuilibrin dhe rrëshqiti nga shkëmbi Gali Gabdar duke rënë në fund të grykës së ujëvarës.

    Të qeshurat e mikut të tij që po e filmonte shndërrohen në britma, teksa sheh 24-vjeçarin duke u rrëzuar nga shkëmbi i ujëvarës.

    Nag ka shpëtuar nga kjo ngjarje, por gjithsesi ka marrë plagë të rënda në trup. /k.k/noa.al/