VIDEO/ Gazetari po raportonte nga shtëpia gjysëm i veshur, e tradhëton kamera në fund

0
183

Ditën e sotme, një lidhje direkte e gazetarit Will Reeve me televizionin amerikan “ABC News” ka bërë xhiron e rrjetit.

Për shkak të emergjencës , gjithçka dukej normale teksa gazetari Reeve raportonte nga shtëpia.

Në fund të lidhjes direkte, në një moment kamera e gazetarit ka lëvizur më lart duke filmuar pjesën e poshtme të trupit të tij, e cila më herët nuk dukej në ekran.

Ndërkohë që kishte veshur këmishë dhe xhaketë, gazetari u shfaq nga mesi e poshtë pa pantallona dhe ky moment i sikletshëm nuk kaloi pa u vënë re nga shikuesit.

U kuptua qartë që gazetari ishte veshur vetëm për lidhjen direkte dhe në fakt, s’kishte pse të vishte pantallona në shtëpi.

Gabimi i tij i vetëm ishte që padashur ia tregoi botës këtë detaj!