/VIDEO/ Gjendet një krijesë e çuditshme, me kokë derri dhe duar njeriu

VIDEO/ Gjendet një krijesë e çuditshme, me kokë derri dhe duar njeriu

14:25 – 21.05.18
Gazeta Shqiptare

Teoricienët e konspiracionit po pretendojnë se kanë gjetur një derr “mutant” me duar njeriu, në një liqen.

Në shikim të parë, qenia duket si një derr i ngordhur, megjithatë në një inspektim më të afërt duket se ka “duar të ngjashme me njeriun dhe një bisht të drejtë”.

Videoja e çuditshme është bërë virale pasi u postua në kanalin e YouTube “Disclose Screen” dhe është shpërndarë më shumë se 2.000 herë që nga e marta.

Personi që filmon duket i shqetësuar kur i afrohet krijesës, teksa thotë: “Çfarë dreqin është kjo?”

Nuk është e qartë saktësisht se ku dhe kur u gjet kafsha, megjithatë besohet të jetë në Shtetet e Bashkuara.

Shumë komentues e kanë quajtur një “krijesë hibride”, teksa shumë të tjerë e kanë quajtur vetëm një derr i dekompozuar.

Sipas një komentuesi: “Është patjetër një derr, sepse kthetrat shpërbëhen në ujë, kur kafsha ka qëndruar për një kohë të gjatë”.

I takon autoriteteve përkatëse që të përcaktojnë se çfarë kafshë është.

https://youtu.be/VLKXQzHT5UE