Video/ “Hiq dorë nga Facebooku, ose nga unë!”, burri i përgjigjet live gruas në emision

    0
    331

    Ylsida ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, te “E diela shqiptare”, për t’i dhënë një mesazh bashkëshortit të saj.

    Ajo rrëfen se jeta e saj ka qenë shumë e vështirë para se të njihte Ledjanin, i cili i dha shumë ngrohtësi asaj dhe djalit të vogël të Ylsidës, Mateos.

    Ajo shprehet se është shumë e lumtur me Ledjanin mirëpo Ylsidën e shqetëson pak fakti që ai komunikon me femra të ndryshme në Facebook ndonëse ai thotë se e bën këtë gjë vetëm për të kaluar kohën.

    Për këtë arsye ajo ka vendosur t’i kërkojë publikisht Ledjanit që të reduktojë kohën që ai shpenzon në internet në mënyrë që Ylsida të mos ketë arsye të ndihet xheloze.

    Ylsida: Që në moshën 18 vjeç, kam qenë e martuar në Berat, atje jeta ishte shumë e vështirë, jetonim me prindërit e tij në fillim. Ai luante bixhoz dhe çdo lek shkonte për të luajtur ai.

    Arritëm u ndamë në shpi me qira dhe atje u bë akoma më keq situata jonë, derisa arritëm në një pikë që më mbanin prindërit e mi, me të ngrënë me çdo gjë që ishte e nevojshme për djalin, derisa një ditë u shkëputëm dhe shkova të jetoja me prindërit e mi prej 5 viteve. Mateon e kisha 1 vjeç…..