Lajme

Video/ I mαskuar dhe me bidon benzίne në dorë, mοmenti kur i riu i vë flαkën lοkalit në Tiranë

Rreth një javë më parë një lokal në zonën e “Myslym Shyrit” shpërtheu në flakë pak para mesnate.

Një pjesë e mirë e tij u shkrumbua ndërsa pati vetëm dëme materiale dhe jo njerëz të lënduar.

Zjarrfikësja shkoi në vendngjarje për të shuar flakët, por një pjesë e tij ishte bërë “shkrumb e hi”.

Ndërkohë gazeta Shqip ka publikuar dhe videon ku shihet një i ri që hyn në ambientet e lokalit dhe fillon të derdhë benzinë.

Më pas merr një shishe tjetër në dorë dhe në pak sekonda gjithçka shpërthen në flakë.

https://streamable.com/e/097kh5

Deri tani policia nuk ka asnjë informacion konkret mbi këtë ngjarje apo të ketë arritur në ndonjë konkluzion, por pista ku po hetohet është hakmarrje për ndonjë konflikt të mundshëm ose dhe paralajmërim.