VIDEO/ Klaudia Pepa kërcim provokues në mes të rrugës

0
258

Ajo di gjithnjë si të vijë provokuese në rrjetet sociale, dhe jo pak herë ka qenë në qendër të vëmendjes.

Fjala është për balerinën shqiptare, Klaudia Pepa, e cila ndryshe nga fotot që jemi mësuar të shohim, këtë herë ka publikuar një video nga mëngjeset e saj.

Në videon e publikuar, shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër të zi, dhe krahëve ka hedhur një pallto të zezë.

Me një kërcim provokues në rrugët e Italisë, Klaudia duket e pashqetësuar nga sytë e kureshtarëve.

Aktualisht Klaudia Pepa ndodhet në Itali, ku po vijon karrierën e saj si balerinë.