Video/ Ndërpritet transmetimi “Live”, dëgjohet gjuhë me përmbajtje seksuale

0
285

Një punonjës në një televizion është pushuar dhe një tjetër është pezulluar përkohësisht, pasi një transmetim i drejtpërdrejtë është ndërprerë nga zhurma të papërshtatshme me përmbajtje seksuale.

Moderatorja e edicionit të mbrëmjes së lajmeve, Stephania Jimenez, u shokua teksa kronika u ndërpre papritur dhe dëgjuan një gjuhë e papërshtatshme.

Ajo u kërkoi menjëherë falje teleshikuesve dhe vijoi me lajmet e radhës.

Televizioni lokal i lajmeve, KRIS, menjëherë nisi një hetim mbi ngjarjen që kishte ndodhur.

Drejtori i komunikimit, Paul Alexander, i kërkoi falje teleshikuesve për gabimin dhe tha se: “Ne mësuam se një seri e gabimeve teknike dhe njerëzore çuan në atë ngjarje”..

Ai shtoi se: “Kemi ndërmarrë veprime të shpejta dhe të përshtatshme me punonjësit që ishin të përfshirë në transmetim, në përputhje me politikat tona të kompanisë. Ne gjithashtu kemi modifikuar redaktimin e punës dhe procedurat tona për të siguruar që gabimet e tilla nuk mund të ndodhin përsëri”.