VIDEO/ Pamjet kur dy objekte fluturues kalojnë pranë një helikopteri ushtarak, dyshimet për UFO…

    0
    334

    Dy objekte fluturues që mendohet se janë UFO janë filmuar në afërsi të një helikopteri, i cili po zhvillonte një operacion shpëtimi.

    Sendet në formë disqesh u kapën duke fluturuar pas helikopterit ushtarak nga një grup televiziv në brigjet jug-perëndimore të Francës.

    Dy ‘UFO’ u filmuan duke shtuar shpejtësinë pas helikopterit.

    Pamjet  që i përkasin mujit shkurti të vitit 2014 sapo dolën në dritë pasi Jason Gleave publikoi librin e tij ‘UFO PHOTO’.

    Sun Online publikoi lajmin dhe videot se si UFO-t fluturonin në formacion afër helikopterit.

    Jason Gleave, 46 vjeç, i cili ka studiuar filmin duke përdorur teknologjinë më të fundit kompjuterike, beson se objektet nuk janë dronë ose pulëbardha.

    “Teoritë e tjera për atë se çfarë mund të jenë janë drone apo edhe zogj, apo avionë nuk qëndrojnë, sepse ata normalisht nuk do të vepronin në një afërsi kaq të afërt me helikopterin e shpëtimit, për shkak të kushteve të paqëndrueshme të motit.

    Pas analizimit të kornizave të videove, të dy objektet qëndrojnë së bashku në fluturim, në një formacion të ngushtë kompakt që nuk devijojnë nga njëri-tjetri”, tha ai.