Video perIë, shqiptari i kthehet gαzetares grεke: E fika unë zjαrrin, vetëm ne futemi mes flakëve
Greqia ashtu si Shqipëria po përballet me flakë të shumta, por nga këto ngjarje nuk kanë munguar as rastet humoristike.
Një gazetare greke po transmetonte direkt situatën për zjarret, kur aty pa një automjet që po vinte nga vendi që ishte në flakë.
Gazetarja e ndaloi burrin për ta pyetur se si është gjendja, kur emigranti shqiptar tha “Shumë e mirë, shumë e mirë është gjendja. Të gjithë zjarrin e fika unë” teksa mbante në veshë edhe celularin.
Më pas gazetarja e pyet nëse është zjarrfikës apo vullnetar, ndërsa emigranti shqiptar i përgjigjet: “Jo nuk jam, shqiptar jam. Kam punuar këtu kam marrë lekë. Vetëm shqiptari kalon në mes të flakëve.”
Intervista:
Gazetarja: Mirëmëngjes, jeni të zonës këtu?
Shqiptari: Po, po, po.
Gazetarja: Si është gjendja keni shtëpi këtu?
Shqiptari: Shumë mirë, të gjithë unë e fika, unë.
Gazetarja: Jeni vullnetarë, apo zjarrfikës?
Shqiptari: Jo nuk jam, shqiptar jam, shqiptar por kam punuar kam marrë lekë.
Gazetarja: Keni shtëpi këtu, fikët zjarrin, çfarë bëtë?
Shqiptari: Fika zjarrin, bashkë me ca të tjerë, unë me makinë..kush kalon këtu në mes të flakëve, shqiptari kalon.
Gazetarja: Faleminderit shumë.