Video që të lë pa frγmë: Ai u përpoq të hίdhej nga bαllkoni 36 metra i lartë, por kapet nga fqinj

Një video tronditëse nga Stavropol , Rusi është befasuese. Një burrë ka tentuar të hidhet nga kati i 11-të i një pallati, por falë ndërhyrjes së një fqinji ka mundur të shpëtojë.

Gjithçka filloi kur burri u përlesh me të dashurën e tij. Në fakt, sipas autoriteteve vendase , ai dyshohet se fillimisht ka tentuar ta hedhë nga ballkoni ( 36 metra i lartë ) por nuk ia ka dalë. Mirëpo, i ka shkaktuar lëndime trupore.

Me të dëgjuar britmat fqinjët dolën në ballkonin e pallatit dhe në atë moment burri u ngjit për tu hedhur. Më pas një fqinj e ka tërhequr në momentin e fundit nga njëra dorë dhe me ndihmën e fqinjëve të tjerë e kanë tërhequr sërish lart.

Burri ishte në gjendje të hutuar, edhe kur u shfaq policia , të cilën ai e shau u arrestua. Sa i përket partneres së tij të dhunuar, ajo u dërgua me urgjencë në spital ..

https://players.brightcove.net/4137224153001/6aIMRO3kiI_default/index.html?videoId=6312745167112

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *