Një 36-vjeçare nga Tirana telefonoi në emisionin e të shtunës në “Aldo Morning Show” nga ku kërkoi njohje pasi ishte divorcuar nga bashkëshorti.
Majlinda tha se shkak i divorcit me bashkëshortin ishte tradhtia pasi siç tregon ajo e ka ‘kapur’ me një tjetër.
Ajo tregon se i kishte lexuar mesazhet dhe bashkëshorti e kishte pranuar. “Unë jam Majlinda, jam 36 vjeç.
Mora për një njohje, jam e divorcuar. Kapa burrin me një tjetër.
Ajo që kishte ishte greke, unë e gjeta bashkë me të. Lexova dhe mesazhet e tyre.
Ai e pranoi që kishte një lidhje tjetër dhe pse këmbëngulte se më donte mua”, tha Majlinda.