VIDEO-THEU AKULLlN ME GRUSHT PËR TË SHPËTUAR GRUAN E MOSHUAR, PAMJET BËJNË XHlRO NË RRJET

0
183

Shi Lei ka thyer me grushte sipërfaqen e një lumi, në Hebei të Kinës, për të shpëtuar një grua të moshuar, me emrin Zhai.

Sapo e nxorri nga lumi 73-vjeçaren, Lei dhe një kalimtar e ndihmuan atë edhe me rroba.

Incidenti, që e shikoni edhe në videon e mëposhtme, ndodhi teksa temperatura ishte nën pesë gradë Celsius.

“Fillimisht akulli ishte i butë, por sa më thellë ishte më i trashë, dhe nuk kisha fuqi.

Ajo ishte shumë e lodhur dhe nuk më ndihmonte”, ka thënë Lei.

Për fat të mirë, gruaja nuk ka probleme shëndetësore, por mbeten ende të paqarta rrethanat se si përfundoi aty.

Shiko Videon:

https://youtu.be/yJWzoZYzxIU