Video/ Tmerrohen besimtarët, shfaqen lotë në sytë e statujës së Virgjëreshës Maria. Apokalipsi është afër?

    0
    241

    Një ngjarje e pashpjegueshme ka ndodhur në Meksikë, gjatë një meshe në kishë. Statuja e Virgjëreshës Maria është përlotur gjatë kësaj meshe, duke i lënë të shtangur të gjithë besimtarët. Sipas të pranishmëve aty, statuja filloi të nxirrte lotë nga sytë, papritur. Ata menjëherë kanë shkuar të shihnin se çfarë po ndodhte dhe më i habitshëm ishte fakti se lotët mbanin aromë lulesh.

    Kjo ngjarje ka bërë që besimtarët të mendojnë se kjo është një shenjë e apokalipsit, ndërsa ka edhe prej atyre të cilët janë treguar skeptik. Megjithatë mostra nga lotët e statujës janë dërguar për ekzaminime të më tejshme./Opinion.al