(Video)Fantastike, reagimi i qenit po i habit të gjithë pasi pa te zonjen e shtepise ne televizor

    0
    337

    Qeni është besnik ndaj të zotit, dhe mbi të gjitha një “mik” i mirë.

    Ka shumë raste kur ky konstatim vërtetohet në jetën e përditshme, por kjo video e mrekullueshme është me të vërtetë speciale.

    Në videon e postuar më poshtë, shihet një qen i entuziazmuar duke kërcyer dhe bërë gjeste të adhurueshme kur në ekran, në një lidhje direkte shfaqet pronarja e tij, të cilën nuk e ka parë për 9 muaj.

    Qeni, i quajtur Layla, kërcen me këmbët e para në ajër kur sheh pronaren e tij në TV, duke u munduar ta prekë atë. /k.k/noa.al/