/ViIa Iuksoze e Bashës në Long Hill, Kryemadhi i del në mbrojtje: Është një vilë modeste, e jona është shumë herë më e mirë

ViIa Iuksoze e Bashës në Long Hill, Kryemadhi i del në mbrojtje: Është një vilë modeste, e jona është shumë herë më e mirë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë sot e ftuar në emisionin “Top Talk”, ku ka folur kryesisht për aktualitetin politik dhe social në vend.

Kur gazetari Denis Dyrnjaja e pyeti se ku qendron dallimi mes Ramës dhe Bashës, pasi të dy janë të lidhur me oligarkë e të dy jetojnë në vila, Kryemadhi i doli në mbrojtje.

Ajo tha se ka qenë vetë prezente në vilën e tij dhe ka qenë modeste, jo luksoze.

Dyrnjaja: Pse mendoni se shqiptarët duhet të heqin Edi Ramën, që thonë se bashkëpunon me oligarkët, dhe të vënë kryeministër Lulzim Bashën që po bashkëpunon me oligarkët, janë në të njëjtat ujëra. Si jeton në saraje në Surrel, Basha jeton në vilë luksoze në Long Hill, pra ku është ndryshimi?

Kryemadhi: Unë nuk jam këtu të bëj avokatin e askujt, por s’është e njejta gjë. Basha jeton atje në një vilë me qira…

Dyrnjaja: Si e thoni kaq thjesht, vilë me qira, sikur të jetë një apartament…

Kryemadhi: Shiko, unë kam qenë të vila e Bashës, hyn të vilat modeste, që nuk ka ndonjë luks apo gjëra shtesë që të jetë luksoze.

Përpara se të japi llogari Basha duhet të japin llogari këta zengjinat e tjerë. Nëse s’të pëlqen Kryemadhi dhe Basha voto dikë tjetër.

Shqiptari i Amerikës që ka ikur do vijë të votojë sepse e kanë hequr nga puna për bindje politike.