“Vijnë vërdallë dhe mblidhen për të kënduar himnin”, Rama taII keq opozitën për protestën

    0
    270

    Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në parlament i është përgjigjur protestës së opozitës dhe gjestit për të lyer me bojë të zezë Ministrinë e Brendshme.

    Sipas Ramës, me këtë qëndrim opozita po eksporton nëpër botë imazhet e një Shqipërie të nxirrë.

    Më tej Rama me tone taIIëse ka folur dhe për protestën e opozitës, të cilën e ka quajtur si tubimi i punonjësve të bashkive të djathta, dhe që vjen vërdallë rrugëve për t’u mbledhur të PD, ku këndojnë himnin.

    “Më vjen shumë mirë që ne nuk jemi në vendnumëro, nuk mjaftohemi me sa kemi arritur, por konfirmojmë se ajo që kemi arritur është një shtysë për të shkuar më tutje. Vetëm në dy muajt e parë të vitit, janë referuar 60 raste për pastrim parash dhe sekuestruar 8.2 milionë euro.

    Ne nuk mund ta harrojmë se kur ne u zgjodhëm për të marrë mandatin e parë kryefjala e gjithë shqetësimeve.

    Kr.imet kundër personit, që ishin arsyeja e stresit në gjithë territorin e vendit kur na u besua detyra, në vitin që lamë pas shënuan shifrën më të ulët të 29 viteve statistika zyrtarë të policisë së shtetit.

    Kur ata që sot për turpin e tre hodhën bojë të zezë në MB drejtonin ministrisë, e hodhën për ta filmuar dhe eksportuar, se nuk eksportojnë nëpër botë imazhet jombresëlënëse të një tufe të punonjësve të bashkive të Shkodrës, Lezhës, Kamzës, bashkë me Dashon e Lazaratit që mblidhen për të kënduar humbin kombëtare, pasi kanë ardhur vërdallë rrugëve por për të treguar një Shqipëri që e nxinë.

    Boja do të thithet menjëherë nga tregu ndërkombëtar i medias, ku nuk janë pak eurokadrinjtë që ngjajnë me kadrinjtë lokalë”, thekson Rama.