/Vip-at të rbohen në koncertin e Capital T, femrat SEKSl rrethojnë artistin e njohur

Vip-at të rbohen në koncertin e Capital T, femrat SEKSl rrethojnë artistin e njohur

Në datë 20 shtator, Capital T mbajti koncertin e tij të parë recital në sheshin “Nënë Tereza”. Artisti dhuroi performanca fantastike, duke i surprizuar të gjithë fansat e tij, që ishin aty për ta dëgjuar dhe parë nga afër këngëtarin. Pas disa ditëve të mbushura plot emocion, këngëtari ka preferuar që t’i falënderojë të gjithë me anë të një postimi në “Instagram”.

“Kurrë mos hiqni dorë nga ëndrrat. Faleminderit Alban Skënderaj, Majk dhe Ylli Limani që e ndatë skenën me mua, do jem aty për ju sa herë ju duhem. Faleminderit ekipit, me të cilët jemi lidhur si të ishim një familje, sepse punuam me zemër dhe suksesi nuk është vetëm i imi, edhe pse koncerti ishte i imi.

Faleminderit të gjithë juve që ishit aty dhe dëshmuat se shqiptarët kanë potencial të organizojnë diçka të nivelit botëror, pa asnjë gabim. Jam shumë i lumtur që ne e bëmë këtë gjë dhe uroj që të ketë edhe më shumë koncerte të tjera nga kolegët e mi, që shumë prej tyre krijojnë muzikë fantastike. Faleminderit që u bëtë pjesë e ëndrrës sime. Ju dua, Kapo”, ka shkruar artisti krah fotove të shkëputura nga mbrëmja e së premtes, ku dallohet se gjithë sheshi është mbushur nga fansat.

Edhe personazhe të ndryshme publike e konsideruan koncertin e Capital-it si një tjetër nivel në skenën shqiptare, duke e komplimentuar për skenografinë, koreografinë dhe performancat. Paparazzi ynë arriti të fotografojë disa nga personazhet publike, artistë, të cilët kishin ardhur për të dëgjuar performancat e kolegut të tyre.

Siç e shikoni nga fotot, aty ndodhej Elhaida Dani, Majk, Çiljeta, Eneda Tarifa, Klea Huta. Ishin gjithashtu, prezantueset Kiara Tito dhe Elona Duro. Po ashtu, ra në sy prezenca e Kejvina Kthellës dhe ish-konkurrentit të “Big Brother”, Klod Çela.