/Vizion Plus sfidon Klanin dhe Topin: Sjell një emision të ri si ‘STOP’ dhe ‘Fiks fare’

Vizion Plus sfidon Klanin dhe Topin: Sjell një emision të ri si ‘STOP’ dhe ‘Fiks fare’

Vizion plus do të sjellë një emision të ri, të ngjashëm me “Stop” dhe “Fiks Fare”. Emisioni do të drejtohet nga dy aktorë të mëdhenj të humorit, Agron Llakaj dhe Xhevahir Zeneli. “IMAlbania.com” bën të ditur se formati do të titullohet “Fake Off” dhe do të ketë synim satirën për zhvillimet e fundit në politikë, por pa përfshirë pjesën e gazetarisë investigative. Emisioni do të përfshijë “Vox pop”, video, batuta, foton e ditës dhe lajmin kryesor të ditës.

“IMAlbania.com”, bën të ditur se premiera e këtij programi do të vijë për herë të parë në programacionin festiv të 31 Dhjetorit në Vizion Plus për t’u rikthyer sërish në Janar nga e Hëna në të Premte në orën 19.30. Skenografia e programit do jetë e ngjashme me atë të “Stop” dhe “Fiks Fare”, që përfshin moderatorët dhe velinat.

“Fake Off” është shfaqur dhe disa herë në “Al Pazar”, që ka shërbyer si një provë finale për të qënë pjesë e përditshmërisë së ekranit.