Vjedh kelyshin e delfinit,shpallet ne kerkim (Video)

    0
    216

    Një këlysh delfini i përfunduar në një plazh turistik, u kap dhe u morr me vete, ndoshta sa ishte ende gjallë, nga një pushues i cili e ngarkoi në makinë dhe u largua.

    Është kjo ajo që ka ndodhur në Kinë gjatë javës së kaluar, duke bërë që autoritetet të shpallin në kërkim të dyshuarin.

    Ngjarja të cilën e shihni në videon që noa.al sjell më poshtë, ka ndodhur në plazhin e Hailing Island, një zonë shumë e frekuentuar nga turistët.

    I dyshuari u filmua me delfinin e hedhur në kurriz. Dyshohet se delfini i gjatë rreth 120 cm dhe me peshë rreth 15 kilogramë, mund të jetë një ekzemplar shumë i rrallë dhe specie e mbrojtur.

    Dëshmitarët thonë se delfini ishte i plagosur dhe me shenja në trup, por ishte ende gjallë./a.y/noa.al