/Vjen bashkepunimi i shekullit:Era Istrefi sjell këngë me burrin e Cardi B

Vjen bashkepunimi i shekullit:Era Istrefi sjell këngë me burrin e Cardi B

Këngetarja shqiptare Era Istrefi është shumë e pëlqyer nga publiku dhe po ashtu shumë e suksesshme, këngët e së cilës dëgjohen dhe në arenën ndërkombëtare. Këngët e saj kthehet menjëherë në hite dhe hiti i saj i fundit është bashkëpunimi me reperin rus Eldzhay me titull “Sayonara detka”. Kënga u prit shumë mirë nga publiku dhe numëron klikime të shumta në Youtube.

Pas këtij bashkëpunimi super të suksseshëm, Era ka gati një bashkëpunim të ri. Edhe këtë herë këngëtarja ka vendosur të bashkëpunojë me artistë të huaj. Ajo do të vijë në bash.këpunim me emra shumë të dëgjuar si Yellow Claw dhe Offset. Offset është i njohur në të gjithë botën edhe për shkak të marrëdh.ënies së tij me repern Cardi B me të cilën ka dhe një vajzë.

Kënga mban titullin ‘Let’s get married’ (Le të martohemi) dhe me anë të një postimi në Instagram, Era ka treguar se ditën e premte do të dalë në treg.