Vjen dueti i vitit,Alban Skënderaj dhe Noizy të sjellin një këngë bashkë

    0
    280

    Mos prisni më, hiti i verës 2018 sapo u garantua!

    Pasi bëri të ditur se do të publikojë projektin e rradhës me reperin e famshëm MC Kresha, “Ping Pong”, duket se Alban Skënderaj nuk ka ndërmend të ndalet.

    Moderatorët e emisionit “Chaud Patate” në Energy Radio, kanë bërë të ditur se ky nuk do të jetë bashkëpunimi i vetëm i Albanit me një reper.

    Sipas tyre, Noizy dhe Albani janë duke punuar për të sjellë projektin e tyre të parë muzikor së bashku, i cili mësohet se do të ketë temë sociale dhe është krijuar nga vet Alban Skënderaj.

    Padiskutim që një bashkëpunim midis dy prej këngëtarëve më të famshëm dhe më të dashur të publikut shqiptar jo vetëm që do të jetë një sukses, por edhe pritet të thyejë rekorde të shumta.