Teksa bashkëshortja e futbollistit të talentuar të Arsenalit Granit Xhakës, Leonita është shtatzënë, vajza e xhaxhait të tij është bërë sot nënë. Lajmin e ka dhënë vetë Leonita me një foto të postuar në Instastory.
Në foto shfaqet Agnesa me foshnjën e porsalindur dhe shkruan “Mami dhe vajza”.
Familja Xhaka është bërë me vajzë dhe së shpejti pritet të vijë në jetë edhe djali pasi Leonita është në pritje të një vogëlushi.


