/Vjen në Shqipëri aktori turk Kivanç TatIitug

Vjen në Shqipëri aktori turk Kivanç TatIitug

Një lajm i mirë vjen për të gjithë fansat e aktorit shumë të njohur turk, Kivanç Tatlitug. Kivanç së shpejti do të vizitojë Shqipërinë e këtë lajm e bëri të ditur sot drejtori i programacionit të TV Klan, Albert Dumani.

I ftuar tek “Rudina”, Alberti tregoi se e takoi Kivançin gjatë xhirimeve të serialit “Çarpisma” të cilin ai po luan aktualisht.

Alberti tregoi se Kivanç ishte shumë i thjeshtë dhe i sjellshëm. Aktori kishte përshëndetur shqiptarët dhe kishte thënë që ka në plan të vizitojë Shqipërinë.

Alberti zbuloi se Kivanç nuk është me origjinë shqiptare, ashtu siç u tha dikur./Xing.al