/Vjerri nuk me ρranon në shtëρi nëse nuk Ιind fëmίjë djaΙ… Ju lυtem më ndimoηi!!!

Vjerri nuk me ρranon në shtëρi nëse nuk Ιind fëmίjë djaΙ… Ju lυtem më ndimoηi!!!

Mungesa e një djali në familjen e saj të vogël mesa duket është shndërruar në dramë jete për një 28-vjeçare, e cila shprehet se vjehrri i saj nuk e pranon në shtëpi derisa të lindë djalë.

Gruaja e re nga Dukagjini shprehet se po vuan një mentalitet patriarkal që po e ndan nga familja dhe e vret pamasë shpirtërisht.

Kjo është historia tepër e dhimbshme e rrëfyer. “Edhe unë jam nga Dukagjini, por bëj pjesë tek njerëzit që fëmija është bekim i Zotit e nuk ka rëndësi se.ksi.

Ama nuk ka të njëjtin mendim vjehrri im. Kam dy vajza dhe jam 28-vjeçe. Jetoj me burrin në Shkodër, vjehrri jeton në vendlindje bashkë me kunatin e vogël dhe dy djemtë e tij.

Pas lindjes së vajzës së parë u ndje keq sepse donte djalë, pasi burri im është fëmija i madh i familjes.

Por kur pas dy vitesh linda vajzën e dytë, vjehrri nuk më erdhi as në maternitet. Akoma se ka parë mbesën e vogël, e nuk më pranon në shtëpinë e tij.