Vogëlushi i hyn burrit të panjohur në tualet, kërkesa e tij e veçantë

    0
    268

    Një djalë i vogël është bërë viral pasi ka hyrë poshtë derës së tualetit në një restorant ku ishte një burrë për të kërkuar ndihmë për të larë duart.

    Biseda nisi me pyetjen “Si quhesh”, të cilës burri iu përgjigj pa hezitim duke identifikua veten si Andrew dhe më pas filloi të flasë me vogëlushin Levi, që i tregoi se çfarë kërkonte.

    Levi: Kërkoj dikë që të më ndihmojë të laj duart. Andrew: Mendoj që nëna jote është jashtë.

    Pas kësaj, vogëlushi hapi derën dhe doli jashtë duke i thënë se mund ta mbyllte derën vetë. Andrew e ka filmuar gjithë momentin, që ka shkaktuar të qeshura në rrjetet sociale.

    Pak minuta pasi postoi videon në Twitter, babai i Levit shkruajti për t’i kërkuar falje për sjelljen e pahijshme të të birit.