/Vrάsja e 27-υjeçarit në Londër, fαmiljarët zbαrdhin detaje, ja si ndodhi ngjαrja

Vrάsja e 27-υjeçarit në Londër, fαmiljarët zbαrdhin detaje, ja si ndodhi ngjαrja

Një ngjarje e rëndë tronditi komunitetin shqiptar në Londër, por jo vetëm. 27-vjeçari Lumturi Zeqja vdiq pranë një lokali në Leytonstone ndërsa një mik i tij rreth të 20-tave mbeti i plagosur.

Familjarët e të ndjerit kanë treguar për mediat britanike se Lumi(siç e thërrisnin ata) u vra pasi ndërhyri për të shpëtuar shokun e tij që u përfshi në një sherr në lokalin ku ndodheshin. Kushërira e tij Violeta Uka ka deklaruar për mediat:

Ai hyri në mes të sherrit për të ndarë shokun e tij dhe ata e vranë atë. Ai ishte një njeri i guximshëm dhe i mirë, prandaj ndërhyri për të shpëtuar shokun e tij. Policia dhe një ambulancë shkuan në vendngjarje në Church Lane rreth orës 23:00 pasi një telefonues i njoftoi ata për sherrin e ndodhur. Shqiptari vdiq në vendngjarje ndërsa shoku i tij u dërgua me urgjencë në spital ku tani ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Lumturi Zeqja jetonte në Londër për 13 vjet dhe kushërira e tij e cilëson ata si një njeri punëtor:

Na morën Lumin në moshën më të bukur. Nuk ka fjalë për ta ngushëlluar familjen. Deri më tani asnjë arrestim nuk është bërë për vrasjen e shqiptarit edhe pse policia thotë se po heton në pista të ndryshme.