Vrasja e 21-vjeçarit, Renato Geci në Londër ka shkaktuar mjaft reagime prekëse. Kanë qenë fqinjët e të riut ata që kanë zbuluar se kanë dëgjuar të bërtitura.
“Dëgjuam të bërtitura. E gjitha është shumë tronditëse. Të gjithë banorët po më pyesin se çfarë ka ndodhur” tha njëri nga fqinjët.
Në rrjetet sociale kishte mjaft komente prekëse për vdekjen e të riut. Ritvan Geci, një i afërm i viktimës, shkruan “Me dhimbje të thellë ju informoj se vëllai im Renato Geci ka ndërruar jetë.
“Qofsh i parajsës, vëlla. Unë gjithmonë do t’i mbaj kujtimet fort në zemrën time”.